Me gola dhe asiste, Indrit Tuci dhe Qazim Laçi jetuan një mbrëmje magjike në Europa League, duke u kthyer në protagonistë të fitores kundër “Luanëve” të Galatasaray dhe kualifikimit të Sparta Prague në 1/8-at e turneut, skuadën çeke, që përmbysi humbjen 3-2 në sfidën e vajtjes, duke triumfuar në shtëpi me rezultatin e thellë 4-1.
Si gjithmonë, Laçi nisi ndeshjen si titullar, ndërsa i transferuar vetëm në merkaton e janarit, Tuci u aktivizua si zëvendësues në pjesën e dytë kur rezultati ishte në barazim 1-1. Sulmuesit shqiptar iu deshën vetëm tetë minuta për të lenë shenjë në këtë sfidë, duke shënuar golin e dytë për Sparta Prague, mirëpo, jo vetëm kaq.
Në minutën e 80’-të, Tuci dha pasimin e fundit në golin e tretë për vendasit të shënuar nga Haraslin, ndërsa në në minutën e 96’-të rolin e asistuesit e mori Qazim Laçi, me “Legjionarin” e Kkombëtares kuqezi shërbeu në golin e katërt dhe atë që vulosi triumfin dhe kualifikimin e Sparta Prague në fazën e 1/8 të Europa League.
Një paraqitje e shkëlqyer për dy futbollistët shqiptarë, që janë vlerësuar me nota të larta nga mediat çeke. /i.m /abcnews.al