DURRËS- Publikohen fotot e 50-vjeçarit, Pëllumb Meta i cili u gjet i vrarë dhe i groposur në oborr të banesës së tij si dhe vajzës së tij, e cila ka marrë përsipër krimin e rëndë, Hygerta Meta.
Sipas informacioneve të Policisë së Durrësit, fillimisht familjarët kanë bërë kallëzim në policisë duke deklaruar të humbur 50-vjeçarin.
Por më pas policia ka gjetur trupin e pajetë të 50-vjeçarit i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri dhe është varrosur brenda rrethimit të banesës nga vajza e tij./ abcnews.al