Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në aksin rrugor Milot-Morinë rreth orë 05:00.
Në automjet udhëtonin dy persona, ndërsa makina është përplasur me barrierat anësore të rrugës. Për pasojë ka humbur jetën 21-vjeçari Albert Shullani, ndërsa është plagosur Kristian Arra.
Grupi hetimor po punon për sqarimim e rrethanave të aksidentit.
/abcnews.al/