Shifër rekord në ankand për trikon e Kurt Cobain, veshur gjatë një performance live

schedule12:50 - 28 Tetor, 2019

schedule 12:50 - 28 Tetor, 2019

Plot 334 mijë dollarë është shitur triko e liderit të Nirvana, Kurt Kobein. Ai e mbante veshur atë gjatë një performance live në vitin 1993. Në ankand u shit dhe një nga kitarat e tij të preferuara, e personalizuar për mëngjarashët, për një çmim prej 340 mijë dollarë.

Një triko e njollosur, e palarë dhe me disa të djegura nga cigarja, por çmimi i saj është 334 mijë dollarë. Për këtë shifër rekord është shitur triko e Kurt Cobain, ajo që lideri i Nirvana mbante veshur në vitin 1993, teksa performonte live për kanalin muzikor MTV.

Në ankand u shit dhe një nga kitarat e tij të preferuara, e personalizuar për mëngjarashët, për një çmim prej 340 mijë dollarë.

Drejtuesi i ankandit u shpreh se triko në fjalë është artikulli më i çmuar që dikush mund të blejë nga Kurt Cobain, madje sipas tij ajo mund të vendoset dhe në muze si një pjesë shumë e rëndësishme e kulturës pop.

Në ankand përfshiheshin 700 objekte, mes të cilave një dorashkë e Majkëll Xhekson, një xhaketë e Elvis Presli, si dhe disa tekste të shkruara me dorë të Erik Klepton dhe bob Dilan.

Reliket e rok-ut tashmë nuk janë më cështje e fansave, por një biznes i mirëfilltë. Triko e kobein ishte shitur në nëntor të 2015-ës për 140 mijë dollarë. Me ankandin e fundit, një biznesmen anonim, e rihodhi më treg duke dyfishuar çmimin e saj. /ABC news Albania 24/7