Të rinjë e të moshuar në Lezhë po i afrohen më shumë bibliotekës.
Intersi për librin është rritur.
Vetëm vitin e shkuar bibliotekës “Gjergj Fishta” iu shtuan 2500 lexues të rinj.
Në bibliotekën e Lezhës gjenden rreth 100 mijë ekzemplarë të ndryshëm, por shpesh lexuesit përballen me mungesën e titujve të rinj.
Shqetësimi ngrihet nga drejtori I bibliotekës “Gjergj Fishta” I cili sugjeron dhe zgjidhje
Nga ana e saj biblioteka e Lezhës do të nisë digjitalizimin e titujve të rrallë.
Biblioteka “Gjergj Fishta” në Lezhë numëron më shumë se 8 mijë lexues të rregullt të librit./abcnews.al