Me stadiumin “mitik” të “Bardhebluve”, “Selman Stërmasi”, i cili është ende në proces rinovimi, “Bardheblutë” e Tiranës i zhvillojnë sfidat e tyre, në “Air Albania”, mirëpo kur ky impiant është i zënë nga evente të tjera, “fati” i rekordmenëve të futbollit shqiptar mbetet në “ajër”, ashtu siç pritet të ndodhë edhe këtë javë.
Pasditen e së hënë, “Bardheblutë” e teknikut, Erbim Fagu do të përballen, me “Bardhezinjtë” e Laçit, të paktën kështu është programuar nga Federata Shqiptar e Futbollit, mirëpo një nga eventet, që këta të fundit po mirëpresin në vendin tonë u ka hapur jo pak probleme, kryeqytetasve, të cilët janë aktualisht pa stadium.
Bëhet fjalë për kualifikueset e Kampionatit Evropian U17, për femra, me Kombëtaren tonë, që do të sfidojë përfaqësuesen e Izraelit dhe deri më tani nuk ka një komunikim zyrtar nga Federata apo nga vetë klubi i Tiranës, se ku do të zhvillohet përballja e vlefshme për javën e 25-të, të kampionatit shqiptar të futbollit, Abissnet Superiore. /i.m /abcnews.al