Situatë e tensionuar tek Arsenali. Sapo u qetësua situata në lidhje me Mesut Ozil ndodhi rasti Xhaka. Kapiteni u fishkëllye gjatyë ndërrimit në barazimin 2-2 kundër Crystal Palace dhe mesfushori me origjinë shqiptare reagoi.
Graniti u pa tepër i acaruar pas kritikave të tifozëve. Unai Emery, i cili rrezikon postin e tij dhe ka humbur besimin e shumë tifozëve, bëri thirrje për qetësi pas ndeshjes së djeshme. Një tifoz ka shpërthyer keq në rrjetet sociale, teksa surprizon reagimi i Alexandre Lacazette.
The Sun sjell rastin në fjalë, teksa një tifoz i Gunners shkruan këto fjalë, duke mos kursyer Xhakën dhe trajnerin Emery. “Nuk mund të barazosh në shtëpi kundër Crystal Palace kur po udhëhiqje 2-0. Emery, të kam mbështetur, por boll më. Xhakën nuk dua ta shoh më me bluzën e Arsenalit veshur“, shkruante tifozi i irrituar, i cili tregonte gishtat e mesit në foto.
Sulmuesi Lacazette i ka dhënë like këtij komenti duke dalë në krah të tifozëve. Diçka e tillë konfirmon ndarjen që ekziston në dhomat e zhveshjes së Arsenalit. Zgjedhja e Xhakës kapiten nuk është pritur mirë nga të gjithë dhe francezi është një prej tyre. /abcnews.al