Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

E rëndë në Shkodër/ Konsumoi fotoksinë, humb jetën në spital 23-vjeçarja

schedule21:30 - 21 Shkurt, 2024

schedule 21:30 - 21 Shkurt, 2024

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kësaj të mërkurë në Shkodër, ku një 23 vjeçare dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës duke pirë fotoksinë. Policia njofton se e reja nga Shkodra është dërguar në spitalin rajonal të qytetit për të marrë ndihmë mjekësore por nuk ka mundur të mbijetojë.

Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se 23 vjeçarja ka humbur jetën si pasojë e konsumimit të lëndës helmuese fotoksinë. Ende nuk dihen shkaqet e kanë çuar të renë drejt këtij akti ekstrem. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti./abcnews.al

 



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!