“Punoni sikur zgjedhjet të jenë në 15 mars”.
Me këtë porosi, Edi Rama ju drejtua anëtarëve të Asamblesë socialiste për një census real të partisë, duke ju kërkuar jo vetëm raport me shkrim, por edhe fotografi nga mbledhjet.
“Duhet ripërtëritje të çdo qelize të partisë. Unë i kam anuluar të gjitha aktivitetet e tjera dhe do të bëj orgabizatat e mia. Kam marrë zonat e mia me nga një organizatë/ qendër votimi për çdo qark. Ju të tjerët do bëni një për një orgabizatat tuaja. Një për një. Punoni sikur në 15 mars të ishin zgjedhjet e përgjithshme”.
Pasi dëgjoi raportimet e 12 drejtuesve politikë të qarqeve, kyesocialisti porositi që ky proçes ripërtëritjeje të jetë real.
“Pandi përmendi anëtarët njëpërdorimsh. Mos lejoni për të dalë të suksesshëm në dukje, të futni njerëz që vijnë aty për të bërë foto e për të ikur. Kush vjen, të jetë me dëshirë. Nuk mungojnë njerëzit që duan të hyjnë në PS. Mungojnë dyert e hapura për ta. Ato dyer ju duhet t’i hapni ato duke i shqyer”.
Rama kërkoi që anëtarët të jenë zëdhënësit e partisë dhe nuk i shmangu kritikat e drejtpërdrejta.
“Është alarmante gjendja e fiktivitetit në partinë në Vlorë. Ftoj deputetët që të nisin një proçes real.”
Jashtë mbledhjes, kryeministri doli optimist dhe përmendi vetëm problemin e disa degëve të partisë me angazhimin e grave./abcnews.al