Piktori i njohur, Toni Milaqi ka deklaruar në emisionin “Pas Mesnate” se përpiqet që piktura e tij të përmbajë vulën e kohës, në të cilën jetojmë.
Ai theksoi se piktura e tij ka shumë shtresëzime dhe kjo ka bërë që të kalojë shumë faza.
Sipas Milaqit, artisti i mirë, duhet të ketë njohje të thellë të historisë së artit, të dijë të marrë ato vlera që i pëlqejnë dhe të shtojë edhe një gur personal në gjithë këtë histori.
“Piktura për mua është formë e të jetuarit. Nuk e konceptoj dot jetën time pa pikturë. Kam bindjen e thellë që arti duhet të përmbajë dhe frymën e kohës së tij. Asnjë artist nuk është i marrë në qoftë se shprehet me gjuhën e shekujve të mëpërparshëm. Menjëherë sapo të shohësh një vepër arti duhet të kuptosh që kjo vepër arti është e bërë në një kohë të caktuar, dëshiroj dhe përpiqem që piktura ime të përmbajë vulën e kohës sonë.
Piktura ime ka shumë shtresëzime, unë kam kaluar shumë faza. Këto punë këtu janë punë të një periudhe 5-vjeçare të fundit. Ka elementë brenda pikturës sime, elementë pop, ka shumë ndikime dhe nga historia e artit. Të gjitha këto janë disa shtresëzime dhe është diçka e imja. Mendoj që artisti i mirë, duhet të ketë njohje të thellë të historisë së artit, të dijë të marrë ato vlera që i pëlqejnë dhe të shtojë edhe një gur personal në gjithë këtë histori. Unë këtë përpiqen të bëjë”, tha piktori.