Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, është takuar me presidentin brazilian Luiz Inacio Lula da Silva, i cili javën e kaluar krahasoi luftën izraelite në Gaza me gjenocidin nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Zyrtarët amerikanë thanë se prisnin që Lula dhe Blinken të zhvillonin një diskutim të gjerë mbi çështjet e sigurisë globale, duke përfshirë konfliktin në Gaza të shkaktuar nga sulmet e militantëve të Hamasit në Izraelin jugor më 7 tetor.
Rikujtojmë se Izraeli njoftoi të hënën se Lula nuk ishte i mirëpritur në Izrael.
/abcnews.al