Juristja Brizida Gjikondi e ftuar në “Tirana Live”në ABC News foli për protestën e djeshme të opozitës, ku tha se ‘vetëm që protestë nuk ishte’.
Më tej ajo tha se protesta ishte ne funksion të ish-kryeministrit Sali Berisha, dhe se ky i fundit theu sërish masën e sigurisë, duke u shfaqur virtualisht në demonstratë.
“Protesta e djeshme ishte në funksion të Berishës, ai kërkon ta marrë me vete në varrin e tij politik. Vetëm protestë nuk kishte dje, nuk kishte as frymë. Berisha nuk ka pyetur ndonjëherë për shtetin apo për drejtësinë. Berisha theu masën e arrestit.”, tha Gjikondi. /abcnews.al