Policia e Durrësit ka zbardhur ngjarjen e sulmit me thikë ndaj dy personave dje në Durrës. Një 20 vjeçar nga Kavaja është vënë në pranga dhe një tjetër person është proceduar.
Nga ky sherr në lagjen 17 të qytetit të Durrësit u plagos me thikë një 19 vjeëar dhe u godit me levë një 16 vjeçar. Sipas policisë konflikti midis këtyre të rinjve ka ndodhur për motive të dobëta.
Të dëmtuarit janë jashtë rrezikut për jetën, kurse 20 vjeçari akuzohet për vrasje me dashje në bashkëpunim. /abcnews.al