Analisti Skënder Minxhozi theksoi se deputetët opozitarë kanë iluzionin e Sali Berishës që tashmë ndodhet i izoluar. Në emisionin “Real Story” me gazetarin Sokol Balla, analisti theksoi se opozita lufton për karrigen e deputetit. Ai shtoi se opozita e ka marrë të mirëqenë faktin se qeverisja e Ramës do kalojë 2025-ën.
“Këta kanë një iluzionin e atij që është i izoluar në ishull dhe që i jep vetes në çdo ditë të javës nga një post. Një ditë bëhet mbret, një ditë princ, një ditë ministër, kryeministër por ama është vetëm në ishull. Këta jetojnë në një univers të tyrin që quhet Rithemelim, duke hequr Bashën se është tipologji tjetër problemi. Këta e kanë ulur stekën tek mandati i deputetit, këta presin doktorin që të bëjë lojën e madhe.
Duhet të bëjmë paktin e fjalës dhe të gjejmë kush është loja e Berishës. A luan dot më lojë të madhe Berisha?Këta persona kërkojnë kaq pak nga jeta politike dhe e kanë marrë të mirëqenë se qeverisja e majtë e Ramës do të shkojë përtej kapëcyellit elektoral të vitit 2025, një moment ku jam i bindur se elita 30 vjeçare, përveç Ramës për shkak se mund të jetë fituesi i atyre zgjedhjeve, do t’i bëjë një pyetje të madhe ekzistenciale vetes së vet: A ia vlen të vazhdojmë?
Do të ketë ndryshime të rënda dhe të thella. Rama do të ketë dhjamin e fituesit. I rikthehem enumeracionit që bëmë herët e fundit, që do të mbyllet kodi zgjedhor, do të shkojnë në zgjedhje dhe do të dalë rezultati. Do të dihet fituesi dhe humbësi. Fituesi do të rrijë aty ku është dhe humbësi do t’i bëjë një pyetje të madhe vetes: Çfarë do të bëj me humbjen time. Sepse në këta janë dakord të rrinë deri në 2029 deputetë, oser të shohin se kur doktori do të lëshojë zyrën që njëri prej tyre të futet brenda. Lufta është për listën e deputetëve.”, u shpreh Minxhozi./abcnews.al