Vijon zjarri masiv në Devoll, kërkohet ndërhyrja nga ajri

schedule08:42 - 28 Tetor, 2019

schedule 08:42 - 28 Tetor, 2019

Zjarri masiv në pyjet e Nikolicës së Devollit po vazhdon me ritme të shpejta dhe vendorët kërkojnë ndërhyrje nga ajri.

Për zjarrfikëset puna është e bërë e vështirë për shkak të terrenit malor. Siç raporton gazetarja Daniela Zisi, flakët janë intensive dhe rrezikojnë të përhapen edhe në pyllin e Kozelit.

Deri tani janë shkrumbuar 20 ha me pisha në zonën e mbrojtur dhe 30 ha kullota dhe bimësi e ulët. Gjatë natës punonjësit e shërbimit pyjor të bashkisë së Devollit janë përpjekur të mbajnë flakët nën kontroll.

Sipërfaqja e djegur nga flakët llogaritet në disa hektarë. Mbrëmë u tha që në vendin e ngjarjes do të shkonin dhe forcat e ushtrisë të batalionit të Drenovës, por situata është jashtë kontrollit. Sipas burimeve nga emergjencat civile, flakët e zjarrit janë përhapur në një gjatësi lineare prej 1.5 kilometrash në brendësi të pyllit me pisha. /abcnews.al