Vëllai i vogël i liderit të opozitës ruse, Alexei Navalny është shtuar në lsitën e të kërkuarve të Rusisë, raporton TASS.
Oleg Navalny tani shfaqet si “i kërkuar” në bazën e të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme ruse për akuza të supozuara të paspecifikuara sipas ligjit penal.
Alexey Navalny vdiq të premten në një koloni penale ruse në Siberi pasi u burgos pas kthimit në Rusi në shkurt 2021, sipas shërbimit rus të burgut. Nuk dihet shkaku i vdekjes së tij. Gruaja e Navalny, Yulia Navalnaya, ka bërë thirrje për lirimin e trupit të tij dhe është zotuar të vazhdojë punën e burrit të saj të ndjerë. /abcnews.al