TIRANË- Një 26-vjeçar i shpallur në kërkim nga Italia është arrestuar në Tiranë.
Shtetasi Xhesian Abedin ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Hetimeve Paraprake, Milano, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Autoritetet kanë nisur plotësimin e dokumenteve dhe ekstradimin e të riut Xhesian Abedin drejt vendit fqinj.