Fotografi Rromir Imami përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë për emisionin “ABC e Mëngjesit” në ABC News, foli për rrugëtim dhe karrierën e tij.
Imami zbuloi se vetë ka “frikë të dalë para aparatit” dhe ndaj preferon të jetë pas tij. Po ashtu ai rrëfeu punën dhe ndikimin nga fotografi shqiptar me famë botërore, Fadil Berisha si dhe foli për ekspozitën e tij të quajtur “Pa(k) fytyrë”.
“Dashuria për artin nisi në klasë të pestë, kur nisa të studioja mandolinë. Atë që nuk mund ta bëja përmes muzikës, e realizova me fotografinë. Fotot unë i quaj dritëshkrim pasi shkon përtej shkrepjes standarde. Babain e kam pasur muzikant dhje kam qenë i rrethuar me instrumente muzikore. Fokusi im kryesore është në portrete e biznesit, mbase ishte dhe në bazë të nevojave të klientëve.
E pashmangshme është ndikimi i Fadil Berishës në rrugëtimin tim. Kjo ndërlidhet edhe me kohën, ku unë kam qenë ndihmës i tij. Natyrisht kjo ka influencë, ku madje ia kam thënë edhe Fadilit. Kur përfundoi ajo rezistencë fotografie, pasi fotografinë e ktheva në pasion, e jo profesion.
“Pa (k) fytyrë”, është ekspozita e parë fotografike, dhe për këtë unë zgjodha Shkodrën pasi njihet si djepi i fotografisë shqiptare.
Unë vetë kam frikë të dal para aparatit, preferoj të jem më mirë pas tij. Veten time e fotografoj më rrallë“, u shpreh artisti Imami. /abcnews.al