Janë mbyllur tre ndeshjet e luajtura në orën 17:30 në Premier League. Liverpool ka fituar me përmbysje kundër Tottenham, me rezultatin 2-1. Ishte Harry Kane ai që i dha avantazhin Spurs vetëm pas 41 sekondash lojë, por të kuqtë e Jurgen Klopp arritën të përmbysnin gjithçka. Fillimisht, ishte kapiteni Henderson në minutën e 52-të ai që barazoi, ndërsa golin e fitores për kryesuesit e Premier League e shënoi me penallti, Mohammed Salah.
Në sfidat e tjera, Manchester United ka fituar pa shumë probleme në transfertë ndaj Norëich. “Djajtë e Kuq” kanë triumfuar me rezultatin 1-3, si dhe kanë humbur dy penallti. McTominay, Rashford dhe Martial gjetën rrjetën për të besuarit e Ole Gunnar Solskjaer.
Ndërsa Arsenali, ka bërë një tjetër hap fals. Të besuarit e Unai Emery janë ndalur në barazim 2-2 në shtëpi kundër Crystal Palace. Edhe pse shënuan dy herë brenda 9 minutave të para, “Topçinjtë” nuk ia dolën të ruanin avantazhin, duke u barazuar nga Milivojevic dhe Ayew./abcnews.al
Premier League, java 10
Liverpool – Tottenham 2-1
Henderson 52′, Salah 75′ / Kane 1′
Arsenal – C. Palace 2-2
Sokratis 7′, Luzi 9′ / Milivojevic 32′, Ayew 52′
Norwich – Man. United 1-3
Hernandez 79′ / McTominay 21′, Rashford 30′, Martial 73′