Bjellorusia ka përgatitur një projektligj, që pritet të dënojë promovimin e komunitetit LGBTQI+.
Prokurori i përgjithshëm i vendit Andrej Sved, than ë një fjalim para parlamentarëve tha se është përgatitur një projekt-ligj, i cili do të vendosë përgjegjësi administrative për promovimin e “marrëdhënieve jonormale, pedofilisë dhe mohimit vullnetar të riprodhimit”.
Siç tha ai, projektligji është në proces miratimi.
Një ligj që ndalon propagandën pro-homoseksuale ka qenë në fuqi në Rusinë fqinje që nga viti 2013 dhe në mënyrë efektive ka bërë të paligjshme çdo shprehje publike të sjelljes ose stilit të jetesës së lezbikeve, homoseksualëve, biseksualëve ose transgjinorëve.
Dhjetorin e kaluar, Gjykata e Lartë e Rusisë e cilësoi LGBTQI+” si një organizatë ekstremiste.
Homoseksualiteti u dekriminalizua në Bjellorusi në vitin 1994, por vendi nuk i njeh martesat e të njëjtit seks dhe autoritetet kanë shtypur paradat e krenarisë së lëvizjes.
Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko ka tallur publikisht njerëzit LGBTQI+ duke i quajtur homoseksualët “anormal” dhe “llum absolut” gjatë një fjalimi para politikanëve vitin e kaluar.
Lukashenko është një nga aleatët më të vendosur të presidentit rus Vladimir Putin.
/abcnews.al