Ndryshimet në Kodin Penal/ Daci: Në përputhje me standardet e BE. Drafti duhet t’i rezistojë kohës

schedule13:51 - 19 Shkurt, 2024

schedule 13:51 - 19 Shkurt, 2024

TIRANË- Juristi, Jordan Daci në një intervistë në “Tirana Live” në ABC News foli për ndryshimet në Kodin Penal, ku tha se është një vendim për t’u përshëndetur.

Sipas tij ndryshimet në Kodin Penal janë në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian, ndërsa shtoi se drafti duhet t’i rezistojë ndryshimeve të kohës.

Iniciativa është për tu përshëndetur, pasi Shqipëria ka nevojë për një kod të ri penal. Projekti aktual ka risi, por ka edhe plot probleme. Ajo çfarë unë pres është një konsultim i gjerë.

Ne duhet të bëjmë një kod që të udhëhiqet nga humanizmi. Zgjidhja e një shoqërie nuk është të dënimet maksimale, por te parandalimi. Mendoj që ky kod vjen në një kohë të duhur. Një gjë që unë do kërkoja do ishte që të jetë një kod që të marrë kohën e duhur dhe të ketë pasqyrimin e duhur. Duhet të marrim frymën  dhe thelbin e direktivave nga BE. Detyrimet parashikojnë rezultate dhe jo mënyrat.

Ministri aktual për këtë ndryshim ka meritë dhe meritohet vlerësim. Shpresoj që të udhëhiqet nga një frymë masive. Puna e madhe është bërë, por le të mos ngutemi, le të marrë kohën e duhur”, u shpreh ai.

Më tej juristi u ndal te fenomeni i dhunës, poligamisë dhe për nënat surrogate, ku tha se duhen studime të mirëfillta.

E vetmja gjë është që para se të parashikojmë zgjidhen ligjore është që duhet të kemi analizat e mirëfillta. Një ngjarje e vetme nuk është shkak dhe kriter ligjori për të krijuar një ligj. Shoqëria duhet të vendosë pamjen përfundimtare të fenomenit dhe më pas të luftohet. Fenomeni ende nuk ka marrë formë.

Duhet që të kemi studime të mirëfillta. Edhe për fenomenin e dhunës… që ligji duhet të jetë efektiv duhet të zbatojë nevojën. Nëna surrogate kemi në të gjithë botën. Nuk është e paligjshme, por mungojnë rregullat. Edhe poligamia dënohet, por jo bashkëjetesa. Edhe për marrëdhëniet seksuale me të mitur, në vetvete nuk lidhet me moshën sesa me pjekurinë fiziologjike të njeriut. Mosha minimale në vendin tonë është 14 vjeç, ndërsa unë mendoj se duhet të rritet”, përfundoi juristi Daci. /abcnews.al