EMRI/ Bashkëpunuan për tentativën për vrasjen e Ines Hajrullait, arrestohet vlonjati me 3 emra, dy të tjerët në kërkim

schedule15:14 - 17 Shkurt, 2024

schedule 15:14 - 17 Shkurt, 2024

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka arrestuar 35-vjeçarin nga Vlora, me tre identitete Muharem Koroveshi alias Muharem Ismaili alias Muharem Myftaraj. Ndërkohë, vijojnë të jenë ende në kërkim dy shtetasit e tjerë, të cilët bashkëpunuan për tentativën për vrasjen e Ines Hajrullait.

Ky operacion u finalizuar fal bashkëpunimit të SPAK dhe Policisë së  Shtetit, si pasojë u dha masa masën e sigurisë “Arrest në burg” për të arrestuarin.

Ndërsa personi që do të kryente vrasjen, shkodrani Amarildo Nikolli, u arrestua ne gusht të vitit të kaluar nga policia e Vlorës.

Njoftimi i Policisë:

Zhvillohet nën drejtimin e SPAK-ut operacioni policor i koduar “Trekëndëshi”, nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale, me mbështetje të Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe Drejtoritë Vendore të Policisë Vlorë dhe Tiranë.

Strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me SPAK-un, zhvilluan operacionin policor të koduar “Trekëndëshi”, për ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për 3 shtetas.

Gjatë operacionit, u bë ekzekutimi i urdhrit të prokurorit të Prokurorisë së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për shtetasin alias. alias 35 vjeç, banues në Vlorë.

Gjithashtu, në funksion të këtij vendimi penal u bë shpallja në kërkim e shtetasve

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në muajin shkurt 2024, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për këta shtetas, pasi dyshohen për kryerjen e veprave penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të kryera në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Vijon puna për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për veprime të mëtejshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!