Besëlidhja ka arritur fitoren e dytë rresht në shtëpi pas asaj me Korabin. Ekipi lezhian mposhti Shkumbinin me rezultatin 2-0. Afrikani Camara dhe Edmond Hoxha i dhuruan fitoren ekipit të Elvis Plorit.
Të dy golat u shënuan në fillimin e pjesës së dytë. Camara zhbllokoi ndeshjen në minutën e 52-të dhe Hoxha dyfishoi katër minuta më vonë. Vendasit menaxhuan rezultatin në minutat e mbetura, ndërsa miqtë nga Peqini ishin të pafuqishëm për të reaguar.
Ky trepikësh e ngjit Besëlidhjen në vend të dytë me 12 pikë, një më pak se kryesuesit e Korabit në grupin A të Kategorisë së Parë. Shkumbini mbetet në vend të gjashtë me 8 pikë. /abcnews.al
Besëlidhja – Shkumbini 2-0
(Camara 52′, Hoxha 56′)