Urohet pavarësia/ Begaj: Kosova e pavarur, faktor i rëndësishëm për sigurinë e rajonit

schedule08:38 - 17 Shkurt, 2024

schedule 08:38 - 17 Shkurt, 2024

Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka uruar Kosovën në 16 vjetorin e Pavarësisë. Kreu i Shtetit shqiptar shkruan në rrjetet sociale se jemi dy shtete por një komb me një gjuhë e një kulturë. Sipas Presidentit Begaj duhet ta shfrytëzojmë këtë mundësi të artë për të treguar se jemi të aftë të ndërtojmë shtete moderne sipas parimeve demokratike, në bashkëpunim e bashkërëndim me partnerët, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian.

Kosovën  për ditën e Pavarësisë e ka uruar dhe ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani.

“Përulemi  për përpjekjet dhe sakrificat e jashtëzakonshme të vëllezërve e motrave tanë për një Kosovë demokratike, të sigurt e të begatë,” shkruan Hasani në rrjetet sociale.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme mesazhin e tij e shoqëron me një video të momenteve që ka kaluar Kosova nga  lufta në Pavarësi dhe thotë se “Shqipëria ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë përkrah Kosovës dhe mbështetëse e promovuese e vendit që asaj i takon në strukturat europiane, euroatlantike dhe ndërkombëtare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!