Paraqitjet e shkëlqyera në Champions League, Italia pranë një vendi shtesë në elitën e Evropës

schedule22:36 - 16 Shkurt, 2024

schedule 22:36 - 16 Shkurt, 2024

Fitoret e Lazio dhe Milan, si dhe barazimi i Roma-s, kanë bërë që Italia të ‘nisë arratinë’ në krye të renditjes së ligave europiane dhe të jetë gjithnjë e më pranë të fituarit të një skuadre të pestë në edicionin e radhës të Champions League.

Aktualisht Italia kryeson renditjen me 14.714 pikë, e ndjekur nga Bundesliga me 13.928 pikë, me këta të fundit që nuk arritën të ruajnë ritmin, pas paraqitjeve zhgënjyese të skuadrave përkatëse këtë mesjavë në Evropë.

Sipas formatit të ri të Champions Leagues, dy ligat e para europiane shpërblehen me një vend shtesë, ose me 5 skuadra gjithsej në Champions, teksa me renditjen aktuale janë Italia dhe Gjermania që përfitojnë. Megjithatë Anglia është shumë pranë dhe për më tepër, ka ende edhe shumë skuadra në garë, teksa më e vështirë duket gara për Spanjën e Francën, që janë përkatësisht në vendin e katërt dhe të pestë të renditjes. /i.m /abcnews.al

Italia – 14.714 pikë (Një vend shtesë në Champions)

Gjermania – 13.928 pikë (Një vend shtesë në Champions)

Anglia – 13.875 pikë

Spanja – 12.937 pikë

Franca – 12.250 pikë

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!