Për të parandaluar aksidentet me pasojë fatale, policia rrugore e kryeqytetit ka shtuar patrullimet për drejtuesit e automjeteve. Vetëm gjatë 4 orëve të mbrëmjes të së shtunës, në autostradën Tiranë-Durrës u pezulluan 14 leje drejtimi si edhe u gjobitën shumë shoferë. Shpejtësia më e lartë që radari regjistroi ishte 174 km/h, ku limiti i lëvizjes është jo më shumë se 90 km/h.
Policia sqaron se, pavarësisht faktit të shtimit të kontrolleve si për dorimin e mjeteve special si, Radar e Drager, sërish ka nga ata shoferë që nuk i respektojnë rregullat e qarkullimi, duke u bërë shkas për aksidente të rënda. /ABC News Albania 24/7