Të paktën 28,775 palestinezë janë vrarë dhe 68,552 kanë mbetur të plagosur në sulmet izraelite në Gaza që nga 7 tetori.
Lajmi u bë i ditur nga ministria e shëndetësisë në enklavën palestineze.
Sipas deklaratës, në 24 orët e fundit janë vrarë 112 palestinezë.
Izraeli ndërkohë ka përqendruar ofensivën e tij në Rafah, me ndërkombëtarët që kanë bërë thirrje që të mos nisë asnjë operacion tokësor pa evakuuar fillimisht civilët.
/abcnews.al