“Fati i marrë” është romani më i ri i botuar nga shkrimtari Besnik Mustafaj, i cili është në dorën e lexuesve që nga fundi i vitit 2023.
I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, shkrimtari ka ndarë detajet e librit, duke theksuar se është një ndërthurje mes personazheve real dhe imagjinar.
Sipas Mustafajt, është një roman distopik mbi fatet e Shqipërisë në qoftë se historia do të ishte ndryshe. Sakaq, ai ka theksuar se Benjamin Disraeli është një personazh thelbësor i romanit .
“Ajo që kërkon një vëmendje është se unë duke marrë fakte reale të Shqipërisë është bërë më konkret romani. Unë i kam treguar vetes një përralla, siç do doja unë që të ndodhte, por që nuk ka ndodhur.
Ka një domethënie të veçantë. Benjamin Disraeli erdhi deri në Çamëri për të njohur viset shqiptare, ndryshe nga anglezët e tjerët ky nuk ishte pro grek dhe u kthye në Angli ku shkronjë roman, ku zënë vend dy princa, princi shqiptar dhe ai grek që i del i pabesë, pasi do që t’i marrë të dashurën. Ka një spekulim artistik me fakte reale”, u shpreh Mustafaj./abcnews.al