Historike/ Premiera e “Goca e Kaçanikut” vihet në skenë pas mbi gjysmë shekulli, artistët ndajnë detajet

schedule09:07 - 16 Shkurt, 2024

schedule 09:07 - 16 Shkurt, 2024

Më 23 shkurt do të shfaqet në Kosovë opera e parë e Kosovës mbi gjysmë shekulli prej kur është kompozuar.  Muzikanti Hektor Leka dhe regjisori Nikolin Gurakuqi kanë ndarë detaje nga “Goca e Kaçanikut” për emisionin “ABC e Mëngjesit”.

Ata e kanë konsideruar këtë rikthim historik pas 53 vitesh tepër emocionues, pasi Leka ka dhe një lidhje familje me këtë opera. Ndërsa, Gurakuqi është ndalur te puna që po realizojnë aktualisht për të vënë në skenë këtë kryevepër.

Është hera e parë që në Kosovë vihet në skenë një opera e një kompozitori kosovar me një trup e gjitha shqiptare. Mua më emocionon sepse është hera e parë që shqiptarët flasin në shqip. Gjendemi jashtë mase mirë dhe është një entuziazëm që preket me dorë. Unë kam një lidhje familjare se kur është vënë për herë të parë në skenë ka qenë dirigjente nëna ime”, tha Leka.

 “Unë sapo kisha mbaruar shkollën dhe më ofruan të merrja pjesë si figurant. Veprën e kam pasur në vesh që në atë kohë dhe nuk mu desh shumë për ta kujtuara. Unë jam kampioni i të vjetërve në këtë vepër, bashkë me Hektorin. Nga që ne vijmë nga një teatër që punon me disiplinë të lartë dhe e kemi të vështirë ta injektojmë këtë disiplinë pune”, u shpreh Gurakuqi./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!