Dikur këndonte me Pavarottin, sot i këndon Shqipërisë/ Italiani: Mendoja që ishte vend i tmerrshëm

schedule08:45 - 16 Shkurt, 2024

schedule 08:45 - 16 Shkurt, 2024

Veriss Giannetti është një ish-baterist dhe këngëtar lirik italian, i cili dikur këndonte me legjendën e muzikës Pavarotti, ndërsa sot bën këngë për Shqipërinë.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ai ka treguar se në fillim kishte një mendim të tmerrshëm për vendin tonë, por dhëndri nga Shqipëria ia ndryshoi krejtësisht dhe tani i pëlqen shumë. Sakaq, Veriss ka ndarë detaje nga karriera e tij dhe momentet e bukura.

Mendoja që Shqipëria ishte një vend i tmerrshëm dhe më pas u interesova për Shqipërinë. Kam parë foto të dhëndrit të vendit ku ai jetonte, e kam studiuar dhe kështu vendosa të mësoja dhe këngët.

Unë mezi po pres ta shoh Shqipërinë. Koha e Puljas është më e nxehtë se sa unë jam në Romanja, koha këtu në kodra është më freskët dhe nuk e di nëse në Shqipëri do të jetë po ashtu.

Unë jam dikush që e do muzikën, që i pëlqen të kompozojë këngë dhe t’i këndoj ato. Me punët që bëja me orkestrat e kërcimit këtu në Itali, më duhet të këndoja në shumë zhanre dhe di t’i këndoja të gjitha. Mua më duhej t’i zëvendësoja artistët e njohur në prova. Për shembull, këtë gjë e bëja me Papavarotti, kur ai nuk ishte në prova e bëja unë. Për dikë që e dashuron muzikën, nuk ka gjë më të jashtëzakonshme”, u shpreh ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!