“Lukaku ka lindur duke shënuar gola”, De Rossi: Jam shumë i kënaqur me skuadrën

schedule08:59 - 16 Shkurt, 2024

schedule 08:59 - 16 Shkurt, 2024

Trajneri i Romës, Daniele De Rossi barazimin 1-1 me Feyenoord-in, në ndeshjen e parë të 1/16-ave të Europa League.

Në prononcimin për mediat, tekniku i “verdhekuqve” të Italisë u shpreh i lumtur me paraqitjen e skuadrës së tij.
“Ishte një ndeshje e vështirë, ata janë e kontrollojnë shumë topin, por gjithmonë kërkoj agresion në raste të tilla. Skuadra performoi mirë sot edhe pse pati momente në të cilat ne mund të vuanim”-u shpreh ai.

Më tej, italiani foli në veçanti për Romelo Lukaku-n, për të cilin tha se ka lindur duke shënuar gol.

“Po flasim për një nga lojtarët më të fortë në atë rol për momentin, do të ishte gabim të jemi të vetëkënaqur, por ai ta tregon me punën që bën. Lukaku ka lindur duke shënuar gola. Jam i kënaqur me të, me performancën dhe qëndrimin e tij, si dhe të të tjerëve”-deklaroi ndër të tjera De Rossi./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!