Biden paralajmëron sërish Netanyahun: Nuk ka operacion ushtarak në Rafah pa garanci për sigurinë e civilëve

schedule07:22 - 16 Shkurt, 2024

schedule 07:22 - 16 Shkurt, 2024

Presidenti amerikan, Joe Biden ka paralajmëruar përsëri kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për të mos nisur një operacion ushtarak në Rafah pa një “plan të besueshëm dhe të zbatueshëm” për të mbrojtur civilët. Biden ia bëri të qartë kundërshtinë e SHBA-në në një telefonatë me Netanyahun.

Presidenti demokrat “përsëriti pikëpamjen e tij se një operacion ushtarak nuk duhet të vazhdojë pa një plan të besueshëm dhe të zbatueshëm që do të garantojë sigurinë dhe mbështetjen e civilëve në Rafah”, thuhet në deklaratë.

Kjo është hera e dytë në më pak se një javë që Biden paralajmëron Netanyahun për lëvizjen në pjesën jugore të Rripit të Gazës pa një plan për të garantuar sigurinë e rreth 1 milion njerëzve të strehuar atje.

Ata folën gjithashtu për negociatat e vazhdueshme të pengjeve dhe Biden u zotua të vazhdojë të punojë gjatë gjithë kohës për të ndihmuar në çlirimin e pengjeve, të cilët kanë kaluar 132 ditë në robërinë e Hamasit./abcnews.al