Është shtyrë seanca gjyqësore në ngarkim të 4 të miturve në Gramsh, të cilët akuzohen se vranë me thikë bashkëmoshatarin e tyre, Fatjon Bici.
Gazetarja e ABC News, Edisona Skënderi raporton se seanca u shty pasi nuk u plotësua trupi gjykues prej 3 gjyqtarësh.
Gjithashtu, mbrojtja ka kërkuar refuzimin e gjykimit të shkurtuar dhe pritet që gjykata ta rishqyrtojë gjykimin e shkurtuar.
Autori kryesor i dyshuar për krimin është Orgito Çarçiu, i cili nëse shpallet fajtor rrezikon deri në 12 vite burg.
Vendim pritet edhe për të arrestuarit e tjerë, përkatësisht për; Ergi Karaj, Stiven Murati dhe Xhonatan Çekrezi. Ngjarja e rëndë ndodhi më 16 maj të këtij viti në qytetin Gramshit./abcnews.al