Vedat Muriqi vazhdon të shënojë në kampionatin turk të futbollit. Sulmuesi i Kosovës ka shënuar sërish për skuadrën e Fenerbache, në atë fitore 5-1 ndaj Konyaspor. Bomberi dardan shënoi golin e pestë dhe më të bukurin të takimit.
Pasi merr një top në mesfushë, gjiganti i sulmit niset me hapa galopantë drejt zonës. Në hyrje të saj, Muriqi nuk mendohet dy herë, dhe gjuan fort me të majtën. Goditja e tij është e pakapshme dhe çfarë goli!
Për Vedatin, po na mbarojnë fjalët e mira, pasi javë pas jave po tregon paraqitje të shkëlqyera. Kosova është me fat që e ka, po ashtu edhe Fenerbahce./abcnews.al