Luis Enrique: Pjesa e parë ndaj Real Sociedad ishte një makth, më e vështira e sezonit

schedule11:10 - 15 Shkurt, 2024

schedule 11:10 - 15 Shkurt, 2024

Tashmë dihet se Real Sociedad është një kundërshtar tepër i vështirë dhe shumë problematik, por PSg arriti të fitonte me shifrat 2-0 në shtëpi, duke qenë me një këmbë në fazën tjetër të Champions League.

Trajneri spanjoll, Luis Enrique vlerësoi paraqitjen e skuadrës së tij, teksa në konferencën për shtyp të dhënë pas fitores u ndaj edhe te Kylian Mbappe.

“Ata janë një ekip shumë i fortë. Janë mësuar të bëjnë presiong dhe luajnjë një futboll të bukur. Në pjesën e parë tentuam t’u bënim presion, por ata përdorën topin e gjatë. Ishte e vështirë, ata rrinin pothuajse gjithmonë te topat e dytë. Mendoj se ishte pjesa e parë më e vështirë e këtij sezoni, një makth i vërtetë.

Nëse në pushimin mes pjesëve do të më thoshte dikusht se do të fitonim 2-0 në fund, unë do të kërceja 2 orë rresht.

Për fat ekuilibrat ndryshuan në fraksionin e dytë. Arritëm të bënim më mirë presing, rikuperuam shumë topa dhe ishim më të sigurt kur kishim posedimin e topit. Në fund mendoj se kjo ishte pika e kthesës së ndeshjes.

Futbolli është i tillë, i paparashikueshëm. Ata merituan më shumë në pjesën e parë, ata luajtën më mirë se ne, luajtën lojën e tyre, por në fund futbolli varet nga sa gola shënon. Dhe ne patëm fatin të shënonim më shumë.

Mbappe? Lojtari më i lehtë për t’u menaxhuar. Si njeri është edhe më i madh krahasuar me futbollistin që është. Person fantastik, është e thjeshtë ta menaxhosh”, përfundoi tekniku spanjoll i PSG-së./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!