Talenti i trashëguar nga babai, flet vajza e “Artistit të Merituar” Zef Shoshi: Kam filluar me figurën e njeriut

schedule09:48 - 15 Shkurt, 2024

schedule 09:48 - 15 Shkurt, 2024

Piktura është një talent i trashëguar në familjen Shoshi. Talentin e “Artistit të Merituar”, Zef Shoshi e kanë trashëguar dhe pasardhësit e tij.

Vajza, Albana Shoshi është një piktore e tranzicionit dhe fill pas të atit, ajo ka ndarë detaje nga karriera e saj.

Ndër të tjera, Albana ka theksuar se është një piktore e fokusuar që në fillimet e veta te figura e njeriut dhe ka ndjekur një realizëm bashkëkohor.

“Unë jam piktore në vazhdën e realizmit, po të themi të një fryme tjetër të realizmit, jo të realizmit klasik që është cituar më përpara. Është një realizëm bashkëkohor, sepse le të themi unë nuk kam asnjë lloj teme të caktuar, ose ideje të imponuar. Unë e marr frymëzimin nga jeta në të cilën jetoj. Kam në qendër figurën e njeriut. Ndoshta është një formim i imi klasik. Që në fillimet e mia unë kam filluar me figurën e njeriut dhe kjo është një bazë shumë e fortë që mua më mbështet për të ecur në krijimtari”, u shpreh ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!