Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Një martir i gjallë”, Papa Françesku nderon Kardinalin shqiptar Ernest Simon Troshani

schedule22:15 - 14 Shkurt, 2024

schedule 22:15 - 14 Shkurt, 2024

ITALI- Papa Françesku ka nderuar duke i bërë homazh këtë të mërkurë Kardinalit shqiptar Ernest Simon Troshani.

“Ati i Shenjtë” vuri në dukje se edhe sot ka shumë martirë në mbarë botën dhe i dha një përshëndetje të veçantë kardinalit Ernest Simoni, të cilin e përshkroi si një “martir të gjallë”.

Kardinal Troshani ka vuajtur për rreth tri dekada torturat në burgjet e regjimit komunist.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë një foto në “Facebook”, ndërsa thotë se historia e Kardinal Troshanit përloti Atin e Shenjtë gjatë vizitës së tij në Shqipëri, dhjetë vjet më parë.

“FOTO e mbrëmjes❤️Papa Françesku nderoi sot Kardinalin shqiptar Ernest Simon Troshani, “martirin e gjallë” që ka vuajtur për tre dekada torturat e burgjeve komuniste, historia e të cilit përloti Atin e Shenjtë gjatë vizitës së tij në Shqipëri 10 vite më parë “, shkruan Rama./ n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!