Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Iu gjet depo armësh në dyqan, lihet në burg 31-vjeçari në Vlorë

schedule16:49 - 14 Shkurt, 2024

schedule 16:49 - 14 Shkurt, 2024

Gjykata e Vlorës ka dhënë masën “arrest në burg” për 31-vjeçarin Gjergji Dervishaj.

Dervishaj u arrestua dy ditë më parë në Vlorë. Kujtojmë se gjatë operacionit nga Policia e Vlorës zhvilluar të hënën, u zbulua një arsenal armësh në një subjekt tregtar dhe u vu në pranga pronari i këtij subjekti, 31-vjeçari Gjergji Dërvishaj.

Armët e sekuestruar nga aksioni i policisë: 

  1. 1 minë me telekomandë,
  2. 4 armë zjarri automatik (njëri prej tyre me silenciator),
  3. 1 armë zjarri pistoletë,
  4. 1 armë zjarri imituese,
  5. 12 krehra armësh,
  6. rreth 800 fishekë,
  7. 1 jelek antiplumb,
  8. 1 peshore elektronike dhe 1 palë targa automjeti.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!