Chelsea ka mposhtur 2-4 në transfertë skuadrën e Burnley. Kjo sfidë ishte e vlefshme për javën e 10-të në Premier League dhe Chelsea mori fitoren e katërt radhazi në kampionat. Blutë e Londrës e nisën në mënyrë të shkëlqyer sfidën, duke shënuar dy herë në pjesën e parë.
Pulisic ishte autor i dy golave, duke bërë një paraqitje të shkëlqyer në sfidën e tij të parë si titullar që nga muaji gusht. Në pjesën e dytë, Pulisic arriti të gjejë dhe golin e tripletës personale, në minutën e 56-të. Pak minuta më vonë, Willian do të shënonte dhe golin e katërt për Chelsea dhe dukej se ndeshja ishte e mbyllur.
Megjithatë, Burnley shënoi dy gola të shpejtë në minutat e fundit, me anë të Rodriguez dhe McNeil. Chelsea mund të kishte shënuar sërish, pasi iu akordua një penallti në favor të Callum Hodson-Odoi, por pasi konsultimit me VAR, arbitri e anuloi këtë penallti dhe ndëshkoi me karton të verdhë talentin e Chelseat./abcnews.al
Premier League, java 10
Burnley – Chelsea 2-4
Rodriguez 88′, McNeil 90′ / Pulisic 21′ 45′ 56′, Willian 58′