Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Lagjen Numër 4 në Durrës. Gazetari Leonidha Musai raporton live nga vendgjarja se fillimisht dy persona kanë pasur një sherr mes tyre, i cili ka devijuar në tragjedi.
Ka qenë shtetasi Ilir Koçilja, person me probleme të shëndetit mendor, që ka plagosur 40-vjeçarin Halil Koka. Ky i fundit ka ndërruar jetë teksa po transportohej për në spitalin e Durrësit. Shkaqet e sherrit nuk dihen ende, ndërkohë, forcat e policisë janë vënë në ndjekje të autorit.
Gazetari raporton se ata janë fqinjë me njëri-tjetrin.
Njoftimi i policisë:
Plagosi me mjet prerës (thikë) një shtetas i cili humbi jetën gjatë transportimit për në spital, Policia identifikon autorin dhe vijon kontrollin dhe ndjekjen për kapjen e tij.
Rreth orës 12:30, në lagjen nr. 4, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi I. K. ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin H. K., i cili si pasojë, ka humbur jetën gjatë transportimit në spital
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po bëjnë krehjen e saj, me qëllim kapjen e shtetasit I. K.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje./abcnews.al