Raportohet një rast i murtajës në SHBA

schedule07:35 - 14 Shkurt, 2024

schedule 07:35 - 14 Shkurt, 2024

Një banor i Oregon është diagnostikuar me murtajë bubonike, që dyshohet se është infektuar nga macja e tij shtëpiake. Burri në fjalë dhe personat në kontakt me të kanë marrë mjekime, sipas zyrtarëve lokale të shëndetësisë.

Terapi pati edhe për macen, por nuk arriti të mbijetonte. Ky është rasti i parë i murtajës bubonike në Oregon që nga viti 2015, sipas autoritetit shëndetësor të shtetit, dhe murtaja është “e rrallë” në shtet.

“Për fat të mirë rasti u identifikua dhe u trajtua në fazat e tij të hershme. Asnjë rast shtesë i murtajës nuk është shfaqur gjatë hetimit të sëmundjes ngjitëse”, thanë zyrtarët shëndetësorë në njoftim.

Sipas Autoritetit Shëndetësor të Oregon, murtaja përhapet te njerëzit ose kafshët përmes një pickimi nga një plesht i infektuar ose nga kontakti me një kafshë të sëmurë me sëmundjen.

Simptomat e murtajës zakonisht fillojnë te njerëzit dy deri në tetë ditë pas ekspozimit ndaj një kafshe ose pleshti të infektuar, sipas autoritetit shëndetësor.

Simptomat mund të përfshijnë një fillim të papritur të etheve, të përziera, dobësi, të dridhura, dhimbje muskujsh dhe/ose nyje limfatike dukshëm të fryra.

Për të parandaluar përhapjen e murtajës, Shërbimet Shëndetësore të Qarkut Deschutes u kërkuan banorëve të shmangin çdo kontakt me brejtësit dhe të mos prekin kurrë brejtësit e sëmurë.

/abcnews.al