Një person u vra ndërsa pesë të tjerë u plagosën në një sulm me armë në metronë e Bronx-it në New York. Të shtënat ndodhën në orën 16:40 me orën lokale, kur metroja ishte e mbushur me njerëz. Policia tha se një 34 vjeçar, një kalimtar i rastit, u dërgua në spital por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve.
Sipas autoriteteve, të shtënat nuk ishin të rastësishme dhe filluan brenda një treni kur dy grupe u grindën. Ndërsa treni u fut në stacion, një person mori një armë dhe hapi zjarr. Disa nga të plagosurit kanë qenë kalimtarë të rastit që nuk janë përfshirë në sherr dhe që ndodheshin aty pranë.
Dëshmitarët thanë se kishte shumë njerëz në metro kur u dëgjuan të shtënat, duke përfshirë fëmijë./abcnews.al