Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Spitali Veterinar Ndërkombëtar i Tiranës, për herë të parë operacioni i kataraktit të syrit për qentë

schedule18:45 - 26 Tetor, 2019

schedule 18:45 - 26 Tetor, 2019

Spitali Veterinar Ndërkombëtar i Tiranës sjell për herë të parë në Shqipëri operacionin  e kataraktit të syrit për qentë. Ky operacion ofrohet pranë këtij spitali në kujdesin e mjekut specialist turk me eksperience ndërkombëtare, Kamuran Pamuk.

Për të kuruar dhe shëruar shikimin e mikut tuaj me katër putra, siç është qeni, tashmë këtë mund ta bëni në Spitalin Veterinar Ndërkombëtar të Tiranës. Për herë të parë në vendin tonë ky spital ofron operacionin e kataraktit të syrit.

Para operacionit i cili asistohet nga mjeku specialist turk, Kamuran Pamuk, mjek me eksperience ndërkombëtare, bëhet edhe një check-up për parametrat shëndetësorë

Mjekët specialistë të Spitalit Veterinar Ndërkombëtar të Tiranës, pas ndërhyrjes në kataraktin e syrit të qenve, kujdesen që brenda pak javëve kafsha t’i kthehet jetës normale./ABC News Albania 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!