Zgjedhjet e parakohshme në Maqedoni, Meta: Treguan pjekuri politike

schedule15:42 - 26 Tetor, 2019

schedule 15:42 - 26 Tetor, 2019

Ilir Meta e quajti pjekuri politike vajtjen e Maqedonisë në zgjedhje të parakohshme për shkak të mos hapjes së negociatave dhe kërkoi reflektim të thellë në Tiranë. Presidenti priti homologun fqinj Pendarovski, dhe të dy krerët e shteteve refuzuan propozimin e Francës për një partneritet special me Ballkanin, pa u anëtarësuar në BE.

Në konferencën për shtyp, Presidenti Meta e duartrokiti vendimin e Maqedonisë së Veriut për të shkuar në zgjedhje të parakohshme.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, e quajti ndëshkim për dy vendet, vendimin e BE-së për të mos hapur negociatat. Të dy liderët përjashtuan një ide të Francës, që në kushtet kur dy vendeve nuk po ju hapen negociatat, t’u jepen disa të drejta të veçanta në bashkëpunimin ekonomik.

“Ne nuk na mjafton të jemi vetëm pjesë e tregut të përbashkët evropian. Në duhet të jemi patjetër edhe e institucioneve politike të BE-së. Të gjitha vendet e rajonit duhet të jenë në një qëndrim të përbashkët dhe t’i thonë jo çdo lloj alternative tjetër veç anëtarësimit të plotë në BE”, tha Pendarovski.

Pendarovski u takua edhe me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi./ABC News Albania

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!