Filmimet e Tiranës para 105 vitesh xhiruar nga operatorë të huaj i sjell për herë të parë në prag të 100 vjetorit të kryeqytetit Shpend Bengu në edicionin e 4-ërt të “Home movie day”. Bengu në një intervistë për ABC News rrëfen domosdoshmërinë e ruajtjes së trashëgimisë dhe ruajtjes së asaj çfarë ka mbetur.
Edicioni i 4 “Home movie day” iu dedikua Tiranës në prag të 100 vjetorit si kryeqytet. Memoria e këtij qyteti vjen përmes gjuhës filmike të arkivave të huaja dhe shqiptare, këto të fundit janë kryesisht filma dokumentar që ruhen në Arkivin e filmit. Organizatori dhe artisti Shpend Bengu nga një mjedis karakteristik Tiranas e njohur si shtëpia e “Filajve“ thotë se qëllimi kryesor është kthimi i vëmendjes te memoria.
Ndërthurja e arkitekturës dhe trashëgimisë së veshjeve e kostumeve popullore janë kryefjala e imazheve filmike të cilat na ofrojnë Tiranën që nga viti 1914, si një peisazh i pastër, me pak ndërtime karakteristike.
Apo filmimet e realizuara në vitin 1930 nga një hebre, thekson Bengu.
Në këto pamje shfaqet qendra hiostorike e Tiranës, dita e premte në Pazar, si rit i blerjes, ku shfaqen njerëz me veshjet karakteristike tironse, që ndërthuren edhe me stilin tek-tuk alla frënga, apo Kulla e Sahatit si busull orientuese asokohe dhe sot.
Artisti Shpend Bengu i cili prej 4 vitesh është bërë iniciator i kujtesës filmime thotë se nga Tirana e fëmijërisë dhe rinisë së tij ka mbetur pak.
Në lidhje me tjetërsimin e arkitekturës, ai merr si referencë Viktorio Zgarbin.
Dokumentimi i memories arkitekturore dhe trashëgimisë materiale është domosdoshmëri për artistin.
Shpend Bengu si njëohës i mirë i trashëgimisë e ku ka patur edhe funksione drejtuese si drejtor i trashëgimisë në ministri të kulturës dhe drejtor i drejtorisë rajonale të Monumenteve të Kulturës dhe mozaikut të Tiranës, i vetëdijshëm është se ka mbetur pak memorie historike, por ajo që është duhet restauruar dhe mbrojtur.
Krahas ndryshimeve të arkitekturës, një shqetësim tjetër është edhe tjetërsimi i kostumeve tradicionale.
Bengu thotë se te vetmet filmime të lira, jo të porositura dhe që sjellin stilin e jetës janë të familjes Sallabanda dhe i përkasin viteve ‘60-‘70 , pasi filmimet e lira ishin të ndaluara në periudhën e diktaturës.
Këto jamë pamjet e Tiranës së vitit 1992 të xhiruara nga Shpend Bengu, e ku ndihet jo pak nostalgjik.
Ndërgjegjësimi dhe ruajtja e monumenteve të pakta është detyrë, madje Bengu jep rastin e shtëpisë unike jo vetëm në Tiranë , por edhe Ballkan, asaj të Hutajve, e cila u shua nga zjarri.
Edhe i vetëm Bengu thotë se do të dalë në protestë nëse preket shtëpia e Toptanëve në rrugën Tefta Tashko e cila është momument kulture i kategorisë së parë.
Shpend Bengu zbulon edhe projektin e tij mbi dokumentarin e 100 viteve filmime për Shqipërinë.
Krahas pamjeve filmike të Tiranës, u shfaqën edhe xhirime të riteve dhe zakoneve të arbëreshëve të Italisë. /ABC News Albania 24/7