Kremlini nuk e ka komentuar deklaratën e ish presidentit amerikan Donald Trump në lidhje me NATO-n.
I pyetur në lidhje me këtë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov tha: “Unë jam ende sekretari i shtypit i Putinit, jo i Trump”.
Ish presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se do të “inkurajojë” Rusinë që të sulmojë çdo anëtar të NATO-s, që dështon të paguajë faturat e saj si pjesë e aleancës ushtarake perëndimore./abcnews.al