Holandë, gjykata urdhëron qeverinë të ndalojë eksportin e pjesëve të avionëve luftarakë në Izrael

schedule11:13 - 12 Shkurt, 2024

schedule 11:13 - 12 Shkurt, 2024

Një gjykatë holandeze e apelit ka urdhëruar qeverinë të ndalojë eksportimin e pjesëve të avionëve luftarakë F-35 në Izrael brenda shtatë ditëve.

“Është e pamohueshme se ekziston një rrezik i qartë që pjesët e eksportuara të F-35 të përdoren në shkelje të rënda të ligjit ndërkombëtar humanitar,” tha gjykata, shkruan Sky News.

Organizatat e të drejtave të njeriut kishin ngritur një rast duke argumentuar se rruga e furnizimit mund ta bënte Holandën bashkëpunëtore në krime të mundshme lufte./abcnews.al