VIDEO/ Zhbllokohet sfida në “Air Albania”, Erzeni tund rrjetën e “Bardhebluve”

schedule18:37 - 11 Shkurt, 2024

schedule 18:37 - 11 Shkurt, 2024

Pritej një fitore komode e “Bardhebluve”, në “Air Albania”, mirëpo skuadra e Tiranës duket se do të zhgënjejë sërish, teksa pas plot 75 minutash lojë ka ardhur edhe goli i parë i sfidës, por jo në favor të djemve të Julian Ahmatajt.

Nga një rrëmujë në zonën e Tiranës përfitojnë “Shijakasit” e Erzenit, me “fantazistin”, 25-vjeçar, Agim Zeka, i cili pas shumë tentativash gjatë kësaj sfide ka arritur të zhbllokojë sfidën e t’i dhurojë skuadrës së tij avantazhin e shumë kërkuar. Rezultati shkon në 0 me 1. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLIN