Arabia Saudite paralajmëron Izraelin për pasoja shumë serioze për sulmin në Rafah

schedule08:22 - 11 Shkurt, 2024

schedule 08:22 - 11 Shkurt, 2024

Ministria e Jashtme e Arabisë Saudite paralajmëroi të shtunën për “pasoja shumë serioze të sulmit dhe shënjestrimin” e qytetit Rafah në Rripin jugor të Gazës .

“Mbretëria pohon refuzimin e saj kategorik dhe dënimin e fortë të dëbimit të tyre me forcë dhe rinovon kërkesën e saj për një armëpushim të menjëhershëm,” tha ministria në një deklaratë, shkruan CNN.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka udhëzuar ushtrinë izraelite që të planifikojë “evakuimin e popullsisë” nga Rafah, që do të thotë rreth 1.3 milionë njerëz, shumë prej të cilëve tashmë ishin të zhvendosur nga pjesë të tjera të enklavës dhe thonë se nuk kanë ku të shkojnë .

Ministria saudite deklaroi se vënia në shënjestër e Rafahut përbën shkelje të ligjit ndërkombëtar dhe “konfirmon nevojën për një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të parandaluar Izraelin të shkaktojë një fatkeqësi të afërt humanitare”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!