I rritur në berberhanen e te atit dhe me gjyshin e stërgjyshin po berber e ardhmja e Mirjamit nuk do të kishte surpriza. Që në moshë të vogël nisi të ushtronte zanatin e trashëguar, duke u bërë brezi i katërt i berberve në familjen Leksi.
Zanatin e mësoi nga i ati. Vite me parë udhetoi drejt Gjermanisë me synimin për të punuar e ndërtuar jetesën atje.
Emigrimi i zgjati jo më shumë se dy javë. Thotë se në vend të huaj nuk vlerësohesh aq sa në vendin tënd ndaj u kthye sërish në Elbasan për të hapur një sallon njëjtë si jashtë shtetit.
Aty zanatin ua mëson edhe të rinjve të cilët shfaqin dëshirë.
Mirjami i këshillon të mos largohen nga Shqipëria e ta ndërtojnë të ardhmen në vendin e tyre.
Fitimet janë të kënaqshme, por as vështirësitë nuk mungojnë. Megjithatë thotë se komunikimi e sjellja e mirë janë kurdoherë zgjidhje.
Mirjami është baba i tre vajzave dhe thotë se atyre do ta ketë vështire t`ua trashëgojë zanatin e familjes megjithatë nuk do të rresht se mësuari djemtë e qytetit të cilët do të duan që në të ardhmen të bëhen berberë.
/abcnews.al/